Ndeshjet e fundit janë si finale

Sporti

Ndeshjet e fundit janë si finale

Nga: Kemajl Goca Më: 22 maj 2015 Në ora: 19:26

Sa më shumë që po afrohet fundi i kampionatit aq më shumë shtohet ankthi dhe emocionet të skuadrat që luftojnë për titullin e kampionit dhe për t’iu shmangur pjesës së barazhit. Edhe katër javë deri në fund të garave në Raiffeisen Superligë gjithnjë e më shumë po dramatizohet lufta për barazh dhe për skuadrat që luftojnë për vendin e parë. Faktikisht, Feronikeli nga Drenasi, kryeson renditjen me 60 pikë dhe ka një epërsi pesë pikë nga vendi i dytë, Prishtina dhe gjashtë nga i treti, Besa nga Peja.

Kjo epërsi nuk i lejon kënaqësi e as qetësi Feronikelit, sepse ka presionin e madh nga Prishtina dhe Besa. Viktor Kuka, futbollist i Prishtinës, parashikon një përfundim interesant të këtij edicioni. Ai fokusin e ka për ndeshjen e të dielës, ku takohen me Hajvalinë në Kishnicë dhe kërkon tri pikë, sepse çdo rezultat tjetër do të ishte fatal për ta.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat