Gjimshiti ia siguroi një pikë Zurich-ut

Sporti

Gjimshiti ia siguroi një pikë Zurich-ut

Nga: K.Goca Më: 22 maj 2015 Në ora: 19:24

Ekipi i Zurich-ut arkëtoi një pikë duke iu falënderuar shqiptarit Berat Gjimshitit. Zurich si vendas barazoi me rezultat 2:2 me Vaduzin, në ndeshjen e javës së 34-të të elitës së futbollit zviceran. Gjimshiti barazoi rezultatin në minutën e 52-të dhe ia siguroi një pikë të madhe skuadrës së tij, ndërsa golin tjetër e ka realizuar Schneuwly (19’) dhe për mysafirët Sutter (3’) e Schurpf (39’). Berat Gjimshiti dhe Burim Kukeli luajtën standardë për Zuruch-un, sikurse edhe Hekuran Kryeziu për mysafirët. Zurich renditet në vend të katërt me 47 pikë, kurse Vaduz është i nënti me 31 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat