Bardhekaltrat optimiste, Kastrioti beson në përvojë

Sporti

Bardhekaltrat optimiste, Kastrioti beson në përvojë

Nga: Kemajl Goca Më: 22 maj 2015 Në ora: 19:02

Edicioni i sivjetshëm për nga cilësia nuk ka qenë sikurse në vitet e kaluara në konkurrencën e femrave. Në këtë edicion dy ekipe dalluan dukshëm nga të tjerat. Kastrioti i Ferizajt dhe Prishtina ishin me cilësi më të mira dhe dy ekipe që diskutojnë titullin e kampionit. Kastrioti është fitues i Kupës së Kosovës, tani kërkon edhe titullin e kampionit, e cila ballafaqohet me Prishtinën. Kastrioti-Prishtina, takohen nesër në orën 16.30, në ndeshjen e parë të play-off-it në Superligën e Kosovës në hendboll, e cila luhet në palestrën e sportit ‘Bill Klinton’ në Ferizaj.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat