Jam një nga pilotët favoritë

Sporti

Jam një nga pilotët favoritë

Më: 22 maj 2015 Në ora: 18:01

Piloti gjerman, Nico Rosberg, ka triumfuar në dy garat e fundit që janë zhvilluar në Principatë duke u nisur në të dy rastet nga pole-position. Por Rosberg nuk kërkon të ndalet me kaq dhe duke parë edhe gjëndjen e mirë të makinës ai shpreson të fitojë sërish në Monaco. "Le të themi që jam një nga pilotët favoritë për suksesin final. Makina gjithmonë më është përgjigjur mirë këtu në Monaco dhe shpresoj që edhe këtë vit ta përfundoj garën në një pozicion sa më të mirë”, tha Rosberg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat