Shokuese, gjyqtari goditet tmerrshëm pas shpine (Video)

Sporti

Shokuese, gjyqtari goditet tmerrshëm pas shpine (Video)

Më: 22 maj 2015 Në ora: 16:46

Çmenduria nuk ka kufij, kur njeriu del nga vetja nuk zgjedh mjete tjera për të qëruar hesapet me gjyqtarët e ndeshjeve. Disa herë sportistët vlojnë nga nervozizmi e inati, që nuk mund ta pranojnë një vendim të gjyqtarit pavarësisht se është i drejtë apo jo. Një katastrofë apo një pamje shokuese ndodhi në futbollin e Perusë.

Union Perene zhvillonte ndeshjen e vlefshme për Kupën e Perusë, kundër Pichanaki-t, ndërsa gjithçka po shkonte normalisht deri në momentin kur gjyqtari i dha kartonin e verdhë portierit dhe duke mos qenë në dijeni se këtë të fundit e kishin tradhtuar nervat, filloi të vraponte normalisht dhe gati për të rifilluar ndeshjen. Portieri si portieri dhe zgjodhi mënyrën më të turpshme.

Ai në stilin e karateistit apo kick-boksierit godet në shpinë dhe e rrëzon në tokë gjyqtarin. Portieri përjashtohet nga ndeshja, ndërsa loja vazhdoi disa minuta më vonë, sepse gjyqtari pati nevojë për ndihmë mjekësore se nuk ndihej mirë nga ajo goditje e tmerrshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat