Shpërthen Guardiola

Sporti

Shpërthen Guardiola

Më: 22 maj 2015 Në ora: 15:31

Trajneri Pep Guardiola nuk bëhet aq shpesh nervoz, por kësaj here nuk u durua shumë dhe shpërtheu në mënyrën e vet. Ai tha se nuk mund të pritet për çdo vit të fitohet kurora e trefishtë: Champions League, Kupa e Gjermanisë dhe titulli në Bundesliga. Bayerni ka fituar vetëm titullin në Bundesliga I, por është eliminuar nga Champions dhe Kupa gjermane. “Nëse Bayerni po kërkon një trajner që do të fitonte kurorën e trefishtë çdo vit, atëherë unë nuk jam ai. Nuk jam aq i mirë për ta bërë atë. Champions League mund të jetë trofeu më i rëndësishëm në futboll, por për ne ishte Bundesliga dhe ne e fituam atë”, tha Guardiola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat