Ja si do të ndryshojë harta e futbollit shqiptar

Sporti

Ja si do të ndryshojë harta e futbollit shqiptar

Më: 22 maj 2015 Në ora: 14:52

Bien nga Superiorja dy klube me traditë dhe që përfaqësojnë qytete të mëdha të Shqipërisë si Elbasani e Apolonia dhe vijnë Tërbuni e Bylisi ose e thënë ndryshe Puka dhe Ballshi. Megjithatë, kjo nuk do të thotë asgjë në futbollin e sotëm.
Kategoria Superiore e sezonit 2015-2016 dominohet nga klubet e Shqipërisë së Veriut (Vllaznia, Kukësi, Laçi dhe Tërbuni), ndërsa nga skuadrat e Jugut kanë mbetur Korça, Vlora dhe Ballsh, raporton Panorama Sport.
Me Tiranën dhe Partizanin që përfaqësojnë kryeqytetin, si dhe Teutën e Durrësit, klubin e vetëm të Shqipërisë së Mesme, elita e futbollit në vendin tonë bëhet gjithnjë e më e cunguar sa u përket skuadrave apo qyteteve me traditë. Elbasani, Apolonia, Dinamo, Lushnja, Luftë-tari, Besa, Besëlidhja, Kastrioti, Shkumbini e deri te Tomori nuk kanë vend në elitë.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat