Hasi: Kemi pasur shumë dëmtime

Sporti

Hasi: Kemi pasur shumë dëmtime

Më: 22 maj 2015 Në ora: 14:03

Besnik Hasi, trajneri i Anderlechtit, është i dëshpëruar me barazimin e fundit të skuadrës së tij me rezultat 2:2 me Kortrijkun vendas. Anderlecht ishte duke udhëhequr me 2:0, por nuk e ruajti këtë epërsi deri në fund. Hasi është i dëshpëruar që edicionin po e përfundojnë pa asnjë trofe dhe tani janë vend të tretë me 43 pikë, gjashtë më pak se Genti, kryesuese i elitës së futbollit belg.

“Jam i zhgënjyer. Përveç titullit, humbëm dhe vendin e dytë. Udhëhiqnim 0:2 dhe i bëmë sërish dhuratë Gent-it dhe Bruges. Nëse ne do të shikojmë numrin e rasteve që patë, duhet të udhëhiqnim 0:3 në pjesën e parë. Grupi ynë është i ri dhe kemi pasur shumë dëmtime. Unë kurrë nuk kam hedhur të njëjtën njëmbëdhjetësh të njëjtë për tre muaj rresht”, - tha Hasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat