Shqiptarja e deklasoi rusen! Tani përballet me amerikanen

Sporti

Shqiptarja e deklasoi rusen! Tani përballet me amerikanen

Nga: Kemajl Goca Më: 22 maj 2015 Në ora: 11:54

Super fitore e Donjeta Sadikut (60 kg), e cila e ka deklasuar rusen Ekaterina Dynnik. Donjeta është në finalen e madhe të Kampionatit Botëror për juniore në boks që po mbahet në Taipe të Tajvanit. “Krenaria e Kosovës, Donjeta Sadiku, mposhti në mënyrë perfekte dhe të sigurt boksieren ruse dhe siguroi medaljen e argjendtë. Nesër në finale do ta mposhtim edhe boksieren e Amerikës, Gutierrz Guadalupe.

Dhashtë zoti dhe të ngritët në piedestalin më të lartë, Donjeta dhe flamuri dhe himmi i Kosovës. Donjeta që nga fillimi nuk e respektoi asnjëherë kundërshtaren dhe iu vërsul si luaneshe duke goditur kundërshtaren. Donjeta tregoi mjeshtri në ring që la gojëhapur dhe të gjithë në palestër dhe stafin e AIBA-s duke thënë nga doli kjo luaneshë dhe shume vende nuk kishin dëgjuar për Kosovën. Kjo ishte edhe një promovim i shtetit të Kosovës në boks e shumë shtete tjera mbeten pa medalje me nga 20 boksiere në ekip, si: Hungaria, Bullgaria, Nigeria, Kroacia, Austria, Mongolia, Taxhikistani e shumë tjera. Kosova ishte befasia e këtij Kampionati Botëror”, tha Demolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat