Shqiptari rrihet me bashkëlojtarin e tij në Gjermani

Sporti

Shqiptari rrihet me bashkëlojtarin e tij në Gjermani

Më: 22 maj 2015 Në ora: 10:46

Pas rrahjes së Valon Behramit me bashkëlojtarin e tij tek Hamburgu, javë më parë, këtë herë është Adrian Nikçi që e bënë një gjë të tille tek Nurnbergu i Bundesligës 2.
Sulmuesi nga Kosova u kap për flokësh me bashkëlojtarin e tij sllovak, Jakub Sylvestr në stërvitjen e së mërkurës, shkruan Blick raporton GazetaOlle.
Së pari sllovaku goditi me bërryl Nikçin gjatë një dueli, kurse ai ktheu më pas me një ndërhyrhje. Kjo bëri që ata të kapen për flokësh dhe ndërhyrja e bashkëlojtarëve bëri që situata të qetësohet.

Trajneri i dërgoi të dy në zhveshtore. “Ajo që ndodhi nuk është dramatike. Në zhveshtore ne ia shtrimë dorën njëri-tjetrit. Në atë moment të dytë ishim gjaknxehtë”, tha Nikçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat