Zgjerohet Superliga e Kosovës

Sporti

Zgjerohet Superliga e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 22 maj 2015 Në ora: 10:43

Nga Federata e Hendbollit e Kosovës bëhet e ditur se ka ndryshime në sistemin e garave në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Liga do të zgjerohet për dy ekipe, pra nga 8 në 10 ekipe. “Superliga e meshkujve nga edicionin 2015/16 do të numëron 10 anëtarë, me sistem te garave të ndarë në tri pjesë:

Pjesa e rregullt prej 18 javëve ku takohen secili me secilin ne sistemin vajtje – ardhje. Pjesa e dytë ku 6 skuadrat e para bartin pikët nga pjesa e parë, dhe në pjesën e dytë luajnë mes veti secili me secili ne sistem të dyfishtë vajtje ardhje. Pjesa e tretë ku zhvillohet sistemi i Play-off-it, me ç`rast 4 skuadrat e para takohen sipas renditjeve 1-4 dhe 2-3 fituesit që fitojnë 3 pikë respektivisht 4 pikë kualifikohen për finale. Tri skuadrat e para fitojnë të drejtën për pjesëmarrje në garat e Kupave të EHF-it.

Ndërkaq, katër skuadrat e plasuara në vendet 7,8,9 dhe 10 pas përfundimit të garave të rregullta prej 18 javëve me sistem vajtje-ardhje, luajnë ndeshjet ne grupin e Play-Out-it me sistem te dyfishtë vajtje ardhje. Skuadra që zënë vendin e fundit e humb statusin e anëtarit të Superligës për edicionin 2016/17. Kurse skuadra e plasuar në vendin e parafundit zhvillon ndeshjen suplementare me skuadrën e renditur në vendin e dytë në Ligën e Parë. Fituesi fiton statusin e anëtarit te Superligës.
Prandaj, bordi i FHK-së ne bazë të propozimit te Këshillit profesional të FHK-së, me qëllim të avancimit të sistemit të garave, vendosi të zgjerojë ligën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat