Golden State avancon 2:0 në seri të fitoreve

Sporti

Golden State avancon 2:0 në seri të fitoreve

Më: 22 maj 2015 Në ora: 10:39

Skuadra e Golden State po shkon drejt finales së madhe të Ligës më të fortë në botë, NBA në basketboll. Golden State shënoi fitore shumë të vështirë por tejet të rëndësishme me rezultat 99:98 ndaj Houstonit dhe tani avancon me 2:0 në seri të fitoreve.

Basketbollisti Stephen Curry edhe këtë herë ka qenë njeriu kyq i triumfit të Golden State. Curry pa dyshim ka qenë trim i mbrëmjes, pasi ishte ai që vendosi ndeshjen edhe në mbrojtje duke markuar Harden bashkë me Thompson në sekondat e fundit duke i mohuar mundësinë e një koshi që mund të kishte rezultuar vendimtar për fatin e takimit të zhvilluar në “Oracle Arena”. Curry ishte më efikasi me gjithsej 33 pikë të realizuara, ndërsa skuadrës së tij i duhen edhe dy fitore që të marshojë në finale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat