Toshack: Bale po vuan te Reali

Sporti

Toshack: Bale po vuan te Reali

Më: 21 maj 2015 Në ora: 23:27

Ish-trajneri i Real Madridit, John Toshack, beson se uellsiani, Gareth Bale, është duke vuajtur momentalisht te klubi mbretëror.

25-vjeçari ka shënuar 17 gola për Los Blancos në edicionin 2014-15, mirëpo ka shënuar vetëm tre sosh në 20 paraqitjet e fundit, gjë që ka bërë tifozët e klubit të pakënaqur.

Toshack, i cili e ka trajnuar Balen për një kohë të shkurtër përderisa ishte trajner i Uellsit, ka mbetur i befasuar me rëniën e formës së tij, mirëpo nuk e vë në dyshim talentin e tij.

“Diçka nuk është në rregull me Bale. Te Tottenhami ai ishte në krye të sulmit të tyre, ai ka luajtur me shumë siguri”, ka thënë fillimisht Toshack për Marcan.

“Bale është shumë më i mirë se sa që po tregohet për Real Madridin. Shumë më i mirë, jo vetëm pak më i mirë. Kjo situatë është e çuditshme, ai nuk duket fare i lumtur. Lëndimet kanë ndikuar në aftësinë e tij për të performuar, mirëpo ai është duke vuajtur”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat