Lopez: Ky duhet të jetë trajner i Milanit

Sporti

Lopez: Ky duhet të jetë trajner i Milanit

Më: 21 maj 2015 Në ora: 23:08

Portieri Diego Lopez ka lavdëruar Carlo Ancelottin pas spekulimeve se ai do të rikthehet në postin e trajnerit të Milanit.

Diego Lopez ka mbështetur Carlo Ancelottin në kohën kur ai thuhet se mund të rikthehet në postin e trajnerit të Milanit.

Portieri punoi me Ancelottin në edicionin e kaluar në Real Madrid, dhe mund të ribashkohet me të në San Siro.

“Të gjithë tifozët e njohin, e falënderoj gjithmonë për atë që ka bërë për mua”, deklaroi Lopez për të përditshmen sportive italiane “Corriere dello Sport”.

“Është trajner i madh, njeri i madh, më vjen keq për këtë stinor në Madrid, nuk e meritoi”, u shpreh ai.

“E ardhmja në Milan? Nuk flas tani, për shkak të respektit ndaj Inzaghit që është trajner i yni”, theksoi Lopez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat