Pas Xavit, largohet edhe Alves

Sporti

Pas Xavit, largohet edhe Alves

Më: 21 maj 2015 Në ora: 22:50

Pas mesfushorit Xavi, edhe mbrojtësi Dani Alves do të largohet nga Barcelona pas përfundimit të këtij sezoni.
E ardhmja e Dani Alvesit do të jetë larg Barcelonës.

Mes mbrojtësit brazilian dhe klubit katalan nuk ka marrëveshje për vazhdimin e kontratës së tij, që do të skadojë në fund të këtij stinori.

Sipas të përditshmes sportive katalane “Sport”, Alves nuk do të jetë në Camp Nou në edicionin e ardhshëm.

Dhe, njësoj sikurse Xavi, edhe Alves do të ftojë konferencë për shtyp në ditën e martë për të konfirmuar vendimin e tij.

Sipas gjitha gjasave, ai do të transferohet në Paris Saint-Germain.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat