Van Gaal e thërret Schweinin në United

Sporti

Van Gaal e thërret Schweinin në United

Më: 21 maj 2015 Në ora: 21:55

Bayern Munchen ka mundësi të humbas ikonën e vetë, Bastian Schweinsteiger. Mesfushori gjerman është shumë i pëlqyer nga trajneri Luis Van Gaal dhe mediet në ishull kanë raportuar për një interesim nga klubi anglez.

Pavarësisht se duket një lojtar i paprekur Bastian Schweinsteiger mund të transferohet në Manchester United. Është trajneri holandez Van Gaal që ka raporte të shkëlqyera më futbollistin dhe kjo mund të jetë një shtytje për këtë transferim.

Po ashtu Van Gaal ka kërkuar edhe transferimin e Thomas Mullerit nga Bayerni në merkaton e verës. Për këtë të fundit ekipi anglez ka gati 55 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat