​Plot oferta për Song

Sporti

​Plot oferta për Song

Më: 21 maj 2015 Në ora: 20:36

Lojtari i West Ham United, Alex Song ka disa oferta prej klubeve të mëdha evropiane. Ai ishte transferuar në Barcelonë nga Arsenali dhe më pas u largua në drejtim të Premier League.

Forma e mirë e treguar për West Ham ka bërë që disa skuadra të dëshirojnë shërbimet e tij për sezonin tjetër. “Daily Mail” raporton se Inter, Milan, Chelsea dhe Manchester City e dëshirojnë mesfushorin shkatërrues.

27-vjeçari ka luajtur edhe për Charltonin dhe Bastian, kurse për Kamerunin është paraqitur rreth 50 herë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat