Zyrtare: Figo tërhiqet nga gara

Sporti

Zyrtare: Figo tërhiqet nga gara

Më: 21 maj 2015 Në ora: 19:18

Luis Figo është tërhequr nga gara për president të FIFA-së. Lajmi është konfirmuar nga ish futbollisti i Portugalisë dhe Real Madridit.

Luis Figo është tërhequr nga gara për president të FIFA-së.

Një lajm i befasishëm, por që është bërë i ditur zyrtarisht nga ish futbollisti i mirënjohur, nëpërmjet një komunikate.

Figo ishte një prej kandidatëve për të sfiduar Sepp Bllaterin në organin më të lartë të futbollit botëror.
Mirëpo, ai është tërhequr nga gara.

Ish-lojtari i Portugalisë dhe Real Madridit, e ndjeki kështu rrugën e Michael van Praag që u tërhoq para kohe.

Pikërisht tërheqja e Van Praagut dhe vota e tij për Husein Al Binin, bëri që Figo të largohet sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat