Faleminderit Pejë!

Sporti

Faleminderit Pejë!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 maj 2015 Në ora: 19:15

E dhimbshme të përjashtohet KB Peja nga Superliga e Kosovës. Të përjashtohet një ekip prej më të mirave në vend, është shumë e rëndë, kështu vlerësohet edhe nga disa njohës të kësaj loje. Mirëpo, rregullorja është më së e qartë për të gjitha klubet, se lëshimi i fushës apo mos vazhdimi i ndeshjes pa arsye, e sanksionon automatikisht me përjashtim nga liga. Basketbollisti më i mirë në vend, Alban Veseli, anëtar i KB Peja, sigurisht se e ka ndie shumë rëndë përjashtimin e ekipit të tij dhe ka postuar një falënderim në facebook. “Faleminderit Pejë për përkrahje gjatë gjithë vitit”, shkruan Veseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat