Cila është e vërteta për Hysajn?

Sporti

Cila është e vërteta për Hysajn?

Më: 21 maj 2015 Në ora: 18:34

Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, anëtar i Empolit, përflitet se në fund të edicionit do të transferohet në ekipin e mirënjohur romak, Lazio. Mirëpo, një gjë të tillë e ka hedhur poshtë agjenti i futbollistit, duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë. “Nuk ka asnjë marrëveshje, për momentin, absolutisht, nuk ka asgjë të tillë”, tha agjenti i futbollistit, Marco Piccioli. Megjithatë, ai e pranon se ka pasur kontakte me Igli Taren, drejtor sportiv i Lazio-s, por mohoi se ka ndonjë marrëveshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat