Për Pejën gjithçka merr fund

Sporti

Për Pejën gjithçka merr fund

Nga: K.Goca Më: 21 maj 2015 Në ora: 17:36

Basketbolli i Kosovës është më i varfër pa Pejën. Një klub i madh që dhuroi lojëra të mira dhe emocione për gjatë tërë kampionatit qoftë në Kosovë qoftë në Ligën Ballkanike, përfundimisht do të garojë në Ligën e Parë. Komisari i Garave i FBK-së, propozoi që Peja të përjashtohet nga garat, kjo edhe u aprovua nga Komisioni Disiplinor.

Gjithashtu, verdhezinjtë u gjobitën me 2,000 euro dhe përfaqësuesi i këtij klubi, nuk ka të drejt ta ushtrojë detyrën e tij për një vit. Përjashtimi i Pejës pa dyshim se është edhe një goditje për basketbollin në vend. Peja u përjashtua për shkak se nuk e vazhdojë pjesën e dytë të finales së tretë të ETC Superligës së Kosovës, ndaj Sigal Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat