FASK aplikon për pranim në FIA

Sporti

FASK aplikon për pranim në FIA

Nga: K.G. Më: 21 maj 2015 Në ora: 16:56

Federata e Auto Sportit të Kosovës (FASK) është afër pranimit në Federatën përkatëse ndërkombëtare (FIA).
FASK e ka plotësuar aplikacionin, të cilin të enjten (sot) e ka nisur drejt selisë së FIA-s. Zyrtarët e FASK-së vlerësojnë se kjo Federatë i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara, prandaj nuk e fshehin optimizmin se përgjigja nga FIA do të jetë pozitive.
Pranimi i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON) është një arsye më tepër për të besuar se për sportin e Kosovës, përfshirë edhe automobilizmin, tashmë të gjitha rrugët janë të hapura.
Vendimi për pranimin e FASK-së në FIA me shumë gjasë do të merret në muajin tetor, ndërkaq zyrtarizimi do të bëhet në dhjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat