Bartomeu flet për Pogban!

Sporti

Bartomeu flet për Pogban!

Më: 21 maj 2015 Në ora: 16:54

Emri i mesfushorit francez, Paul Pogba, lakohet se do të transferohet në Barcelonë. Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu, ka një mendim ndryshe për futbollistin e Juventusit, me të cilin me 6 qershor do të ndeshen në finalen e Championsm League. “Jemi duke ndjekur shumë futbollistë, të gjithë ata futbollistë që janë të ndryshëm dhe që kanë karakteristika të ngjashme me stilin tonë. Nuk mund të përmendi emra. Mund të bëjmë blerje vetëm duke fillua nga viti 2016, por kemi të drejt për të arritur marrëveshje që tani. Ata kanë të drejtë të stërviten me ne, ose të luajnë miqësore. Por, mundemi edhe t’i lëmë në skuadrat përkatëse. Shumë futbollistë do të ndiheshin të nderuar të vijnë në Barcelonë”, tha Bartomeu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat