Messi është kthyer në një fenomen global

Sporti

Messi është kthyer në një fenomen global

Më: 7 maj 2015 Në ora: 11:38

Shumica e mediumeve botërore thurin elozhe për sulmuesin argjentinas, Lionel Messi, i cili është më i merituari për fitoren e thellë të Barcelonës me rezultat 3:0 kundër Bayernit nga Munihu. Përveç entuziazmit të parashikuar të gazetave spanjolle “Marca” dhe “AS”, “Messi-Mania” është kthyer në një fenomen global.

“L’Equipe”ia dedikon faqen e parë yllit të Barcelonës, ndërsa “The Guardian” hapet me titullin “Messi drejton spektaklin dhe fundos Bayernin”. Në Gjermani, “Bild” ironizon me shprehjen “Vallja Bavareze e Pleshtit”. Në Brazil, “Globoesporte” flet madje për një pikturë, ndërsa në Argjentinë duken më pak të lumtur pasi gazetat e vendlindjes së Messit ndihen keq që nuk admiruan një lojtar të tillë edhe gjatë Botërorit.

“Nuk ka asnjë lidhje me Messin e Botërorit”, shkruajnë në kor gazetat argjentinase. Lionel Messi është rikthyer dhe ndoshta ai do të jetë orkestruesi i Argjentinës në Kupën e Amerikës Latine, të paktën kështu shpresojnë në Argjentinë, aty ku emrat e mëdhenj të futbollit botëror kanë lindur dhe ndoshta në të ardhmen do të vazhdojnë të rriten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat