Ujkani qëndron në Serie A

Sporti

Ujkani qëndron në Serie A

Më: 7 maj 2015 Në ora: 10:27

E ardhmja e Samir Ujkanit tani dihet, pasi portieri kosovar do të vazhdoj qëndrimin në Serie A.
Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, ka vendosur që të qëndroj në Palermo, duke e vazhduar kontratën e tij edhe për tri vite të tjera.

Këtë lajm të ditur e ka bërë portali i njohur italian ‘tuttomercatoweb’, që thirret në burime të saj brenda klubit sicilian.

“Ujkani gjatë kësaj jave pritet të nënshkruajë kontratën e re me Palermon. Palët kanë rënë dakord për të gjitha kushtet dhe kosovari do të qëndroj në Palermo edhe për tri vitet e ardhshme”, thuhej në shkrimin e portalit italian.

Kontrata e re e Ujkanit vjen pasi portieri i parë i kësaj skuadre Stefano Sorrentino pritet të largohet gjatë verës nga Palermo, ndërsa Samiri do të jetë titullar tek skuadra siciliane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat