Garë e nxehtë për Petr Cech

Sporti

Garë e nxehtë për Petr Cech

Më: 7 maj 2015 Në ora: 10:25

Petr Cech ka nxitur një garë të nxehtë në mes të disa prej top-klubeve evropiane, shkruajnë mediat angleze.
Sipas Daily Mail, Interi dhe Roma janë dy prej skuadrave italiane që luftojnë për të transferuar portierin çek, i cili prite ttë largohet nga Stamford Bridge gjatë verës.

I interesuar për portierin mbetet edhe Arsenali nga Liga Premier si dhe Paris Saint-Germain nga Ligue 1.

Megjithatë Cech, 32-vjeçar, dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve dhe si rrjedhojë Interi është i përjashtuar nga opsionet që ai do ti shqyrtojë gjatë verës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat