Ndeshja e yjeve, Shqipëri-Gjermani ‘90, ja lista kuqezi

Sporti

Ndeshja e yjeve, Shqipëri-Gjermani ‘90, ja lista kuqezi

Më: 7 maj 2015 Në ora: 08:52

Zyrtarizohet lista e lojtarëve shqiptarë që do të jenë pjesë e ndeshjes miqësore përballë Kombëtares së Gjermanisë, e cila do të zhvillohet ditën e enjte më 7 maj, në orën 18:00, në stadiumin “Elbasan Arena”. Trajneri i ekipit kombëtar në ndeshjen e brezave do të jetë Astrit Hafizi, ndërsa zv.trajner Sulejman Demollari. Të ardhurat nga ndeshja miqësore do të shkojnë për bamirësi.

Lista e Kombëtares së Shqipërisë

Perlat Musta, Foto Strakosha, Hysen Zmijani, Haxhi Ballgjini, Sokol Kushta, Bedri Omuri, Vasillaq Zëri, Kreshnik Çipi, Agustin Kola, Millan Baci, Mirel Josa, Bardhyl Jera, Bledi Nallbani, Artur Lekbello, Rudi Vata, Altin Lala, Ilir Shulku, Nevil Dede, Afrim Tole, Geri Çipi, Altin Rraklli, Ylli Shehu, Erion Bogdani, Ervin Fakaj, Alban Bushi, Klodian Duro, Arian Bellai, Genc Tomorri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat