Muller: Jemi Bayern, nuk dorëzohemi

Sporti

Muller: Jemi Bayern, nuk dorëzohemi

Më: 7 maj 2015 Në ora: 08:47

Sulmuesi i Bayernit, Thomas Muller, beson se skuadra e tij do ta ketë të vështirë ta përmbysë diferencën prej tre golash ndaj Barcelonës megjithatë ai thotë se bavarezët nuk do të dorëzohen deri në fund.
Bavarezët u mposhtën me rezultat 3 me 0 në takimin e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, por sipas gjermanit bashkëlojtarët e tij nuk duhet të turpërohen.

“Në pjesën e dytë mendoj se e kontrolluam ndeshjen. Nuk është e lehtë të luash këtu, por nuk kam menduar se do të humbim 3 me 0”, ka deklaruar Muller.

“Por, ne jemi Bayerni dhe do të mbesim krenarë. Nuk pritet që të jetë njëjtë sikurse me Porton, por do të bëjmë gjithçka që mundemi të martën”.

“Do të ishte sensacionale nëse do të kualifikoheshim në finale dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi në Munih”, ka thënë Muller.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat