Messi tejkalon Ronaldon, bëhet mbreti i ri i Ligës së Kampionëve

Sporti

Messi tejkalon Ronaldon, bëhet mbreti i ri i Ligës së Kampionëve

Më: 6 maj 2015 Në ora: 22:48

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, me dy golat e shënuar sonte kundër Bayern Munichut, është bërë golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi argjentinas realizoi dy gola të shpejtë për Katalunasit në pjesën e dytë për t’ia siguruar fitoren djelmoshave të Luis Enriques.

Messi sonte arriti në kuotën e 77 golave, duke e tejkaluar kështu rekordin e mbajtur nga Cristiano Ronaldo me 76 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat