Zyrtare: Suspendohet La Liga

Sporti

Zyrtare: Suspendohet La Liga

Më: 6 maj 2015 Në ora: 21:28

Federata e Futbollit Spanjoll (RFEF) ka konfirmuar me anë të një komunikate zyrtare se do të suspendojë dy javët e fundit të këtij sezoni të La Ligës gjithashtu edhe finalen e Copa del Rey.

Federata e Futbollit Spanjoll (RFEF) ka konfirmuar se do të suspendojë javën e 37 dhe të 38 të këtij sezoni të La Ligës gjithashtu dhe finale e Copa del Rey.

Suspendimi do të bëhet që nga data 16 maj, dhe vjen për shkak të mospjatimit për marrëveshjen e re për të drejtat televizive.

Në komunikatë, Federata ka thënë se është e pakënaqur që është shpërblyer me vetëm 4.55 për qind të hyrave, edhe pse shprehu gatishmëri për negociata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat