Kampioni në fuqi, Sigal Prishtina, ishte më e mirë se Golden Eagle Ylli nga Theranda dhe triumfoi me rezultat 107:84 (23:20, 31:16, 25:23, 28:25), në ndeshjen e zhvilluar në palestrën '13 Qershori' në Therandë. Kjo ishte ndeshja e tretë e gjysmëfinales së play-off-it në ETC Superligën e Kosovës në basketboll. Basketbollistët Blerim Mazreku me 29 pikë, i ndihmuar nga Bojan Trajkovski me 28, ishin edhe protagonistët e fitores së thellë. Therandasit luftuan me takatin e tyre, por vështirë për të ndalë Prishtinën që zotëroi ndeshjen pa problem. Arian Qallaku me 18 pikë ka qenë më efikasi të therandasit, por të pamjaftueshme për të shpëtuar nga humbja e thellë. Prishtina në seri të fitoreve 3:0 eliminoi Yllin dhe në finale takohet me Pejën.