Kjo është përgjigja e Pacquiaos për Mayweatherin

Sporti

Kjo është përgjigja e Pacquiaos për Mayweatherin

Më: 6 maj 2015 Në ora: 19:15

Manny Pacquiao i është kundërpërgjigjur në mënyrën më të mirë rivalit të tij të së dielës.

Boksieri nga Filipinet, Manny Pacquiao, ia ka dërguar një porosi Floyd Mayweatherit pasi ky i fundit e poshtëroi me një shkrim në rrjetet sociale.

Filipinasi i dha një këshillë të artë Mayweatherit, i cili vite më parë u burgos pasi rrahu bashkëshorten e tij.

“Dikush duhet t’i tregojë Mayweatherit se ai duhet ta përqafoj bashkëshorten e tij dhe të më godas mua në ring dhe jo e kundërta”, është mesazhi i PacMan për MoneyMan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat