Kërkon më të mirën në gjysmëmaratonën ‘Prishtina 2015’

Sporti

Kërkon më të mirën në gjysmëmaratonën ‘Prishtina 2015’

Nga: Kemajl Goca Më: 6 maj 2015 Në ora: 18:28

Konkurrenca pritet të jetë shumë e fortë në gjysmëmaratonën ndërkombëtare ‘Prishtina 2015’, por fare kjo se shqetëson atleten më përvojë, Luljeta Zhegrova-Shala. Ajo ka një përvojë të mirë në gjysmëmaratona dhe kjo është hera e tretë që do të merr pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme, duke shpresuar se do të arrijë maksimumin! Si shumë atletë e atlete tjera, edhe ajo është përgatitur maksimalisht për këtë garë me synim që të fitojë! “Mendoj se jam mjaft e përgatitur. Kam punuar me përkushtim që këtë vit të arrij rezultat sa më të mirë”, ka thënë Zhegrova-Shala, e cila në një mënyrë i trembet temperaturave të larta dhe që mund t’ia humbin edhe ritmin e saj.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat