Zeqiri pretendon përmirësimin e rekordit

Sporti

Zeqiri pretendon përmirësimin e rekordit

Nga: Kemajl Goca Më: 6 maj 2015 Në ora: 18:26

Si gjithmonë sportet individuale në Kosovë kanë sjellë rezultate të lakmueshme nga rrafshi ndërkombëtar. Xhudoja është nga sportet që ka sjellë suksese më të mëdha, si krenaria e sportit tonë, xhudistja Majlinda Kelmendi, e cila është kampione e dyfishtë e botës, pastaj Nora Gjakova, Distria Krasniqi etj.

Në rrugë të mirë është edhe Rita Zeqiri, notare e KN Step Nga Prishtina dhe anëtare e kombëtares së Kosovës, e cila vlerësohet si potencial që pritet shumë prej saj në të ardhmen. Zeqiri deri më tash ka marrë pjesë në garat e ndryshme vendore e ndërkombëtare dhe ka treguar nivel të lartë. Ajo ka fituar mbi 100 medalje në garat e ndryshme ndërkombëtare.

Synimi i saj është ta ngritë edhe më shumë nivelin dhe të jetë e denjë të luftojë edhe me notaret më të mira evropiane. Ajo është edhe përfituese e bursës olimpike me 14 sportistë të tjerë dhe si kandidate për Lojërat Olimpike - ‘Rio 2016’. Rita stërvitet me përkushtim që të jetë e gatshme për sfidat që e presin gjatë fundmuajit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat