Sporti dhe problemet në ditët e sotme

Sporti

Sporti dhe problemet në ditët e sotme

Nga: Shkruan: Raif Musa Më: 6 maj 2015 Në ora: 18:22

Reagimet sportive
Sporti është një nga elementet thelbësore që reflekton direkt zhvillimin kulturor të një vendi . Ai shpërfaqet si një aktivitet social dhe kulturor që përfshin në të emocione, shprehje të individualitetit,dhe edukim sportiv. Disa thonë: se sporti është një ambasador i mirëkuptimit midis individëve (ekipeve) dhe i vlerave të shteteve që përfaqësojnë ata. Sporti pra, ka një etikë specifike, ku përveç raportit fizik me trupin që ka çdo sportist, ai ka gjithashtu edhe një raport social me kundërshtarin, me arbitrin, me mbështetësit e tij dhe me shoqërinë në përgjithësi.

Ç’është e vërteta, përveç problemeve financiare në ditët tona, klubeve tona ju mungon edhe stafi teknik i arsimuar,prandaj edukimi sportiv po humb çdo vlerë njerëzore dhe është fokusuar më tepër tek biznesi sportiv. Në këto rrethana ndodh dhuna sportive!, sepse mungojnë trajnimet edukative dhe trajnimet mbi etikën sportive tek vet stafi teknik nëpër klubet sportive, që ushtrojnë gjeneratat e reja?

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat