Fitorja e katërt radhazi e Shkëndijës

Sporti

Fitorja e katërt radhazi e Shkëndijës

Nga: Kemajl Goca Më: 6 maj 2015 Në ora: 18:16

Skuadra shqiptare nga Tetova, Shkëndija, shënoi fitoren e katërt me radhë në kampionatin maqedonas. Skuadra kuqezi si mysafir shënoi fitore me rezultat 2:0 ndaj Sileksit nga Kratova dhe pothuajse e kanë siguruar pozitën e tretë e cila i shpie direkt në garat e Europa League. Tetovarët treguan lojë më të mirë dhe triumfuan me golat e futbollistëve Bojan Vruçina (76’) e Hristijan Kirovski (85’). Pas 29 javëve skuadra shqiptar mban vendin e tretë me 54 pikë dhe ka nëntë më shumë se Renova që klasifikohet në vend të katërt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat