Gazzeta Dello Sport: Lila godet me kokë futbollistin italian

Sporti

Gazzeta Dello Sport: Lila godet me kokë futbollistin italian

Më: 6 maj 2015 Në ora: 17:40

Ngjan edhe kjo në skuadrën e futbollit Parma, e cila që moti ka humbur statusin në Serie A. Mediet italiane raportojnë se ka ndodhur një zënkë mes futbollistit shqiptar Andi Lilës dhe shokut të tij të skuadrës Giuseppe Prestia në stërvitjen e paradites të së mërkurë.

Sipas “Gazzetta Dello Sport” futbollisti i kombëtares shqiptare dhe Prestia, janë përplasur në fund të ndeshjes brenda grupit, ndërsa pritej Golden Goal, për të vendosur anën fituese. Të dy futbollistët, gjithmonë duke ju referuar “Gazzetta-s” janë lëshuar njëkohësisht për një top që mund të ishte vendimtarë, dhe Lila nuk është frenuar në ndërhyrjen e tij, çka ka sjellë ankesat e italianit. Të dy më pas janë gjendur përballë njëri-tjetrit dhe sipas “Gazzeta Dello Sport” pas disa gjesteve kërcënuese mes tyre, Lila e ka goditur me kokë Prestian që ka reaguar dhe në atë moment kanë ndërhyrë shokët e tjerë të skuadrës duke evituar që gjakrat të nxehen ende më tepër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat