Simeone: Dua të jem trajner i Lazios

Sporti

Simeone: Dua të jem trajner i Lazios

Më: 6 maj 2015 Në ora: 17:25

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, thotë se një ditë do të rikthehet në Itali te Lazio si trajner.

Ish-mesfushori ka pasur shumë sukses në Vicente Calderon si trajneri duke fituar titullin e La Ligës sezonin e kaluar, por ai duket se vazhdon të ëndërrojë rikthimin te skuadra e tij e zemrës.

“Lazio ishte pjesë fantastike e karrierës time. Është një prej vendeve ku kam kaluar kohën më të gjatë, kam pasur katër vjet të mrekullueshme atje. Njerëzit gjithmonë më kanë dashur dhe gradualisht i kam bërë që të më vlerësojnë edhe si lojtar”, ka thënë Simeone për “Lazialita”.

“Kam shënuar disa gola të rëndësishëm që njerëzit nuk do t’i harrojnë kurrë. Në Romë kisha bashkëlojtarë dhe trajnerë që ndryshuan filozofinë e futbollit italian. Më parë, vetëm Milani dhe Juventusi kishin fituar Scudetton. Ne e ndryshuam këtë traditë dhe i lejuam tjerëve, Romës që të fitojnë titull. Kam shumë miq në Romë dhe jam i sigurt se një ditë do të jem trajner i Lazios, sepse kështu është jeta”, ka shtuar strategu i njohur.

Simeone thotë se momentalisht është i lumtur te Atletico, por është i bindur se një ditë do të rikthehet te Lazio.

“Kjo ka ndodhur edhe në të kaluarën. Në Atletico kam qenë si lojtarë dhe kam dhënë gjithçka nga vetja, andaj kjo duhet të ndodhë edhe me Lazion. Do të rikthehem te Lazio. Është vetëm çështje kohe. Tani për tani jam i lumtur te Atletico, por jeta është e gjatë, një ditë do të jem atje i veshur”, tha në fund Simeone.

Simeone u shpreh i lumtur për triumfin dramatik në vitin 2000, kur Lazio u shpall kampion në xhiron e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat