Torino ndëshkohet nga Empoli i Hysajt

Sporti

Torino ndëshkohet nga Empoli i Hysajt

Nga: Kemajl Goca Më: 6 maj 2015 Në ora: 17:18

Nuk ishte e rastësishme fitorja e Empolit me rezultat 4:2 kundër Napolit me 30 prill, sepse më së miri u reflektua edhe triumfi i radhës, kësaj here si mysafir me 1:0 ndaj Torinos. Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, u paraqit standard dhe dha maksimumin në fanellën e Empolit, e cila u kthye me tri pikë të vlefshme në ndeshjen e mbetur të Serie A. Futbollisti tjetër shqiptar, Migjen Basha, qëndrojë në bankën e Torinos dhe nuk luajti asnjë minutë. Empoli fitoi me autogolin e Padellit në minutën e 3-të, ndërsa klasifikohen në pozitën e 13-të me 41 pikë. Torino që u ndëshkua papritur renditet e nënta me 48 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat