Presioni

Sporti

Presioni

Më: 6 maj 2015 Në ora: 14:50

Mesfushori nga Uellsi, Gareth Bale, është ndër më të kritikuarit në fanellën e Real Madridit. Ai nuk është duke treguar formën e shumëpritur, por ndërkohë në mbrojtje i del legjenda braziliane, Ricardo Leite Kaka. “Nuk kam luajtur kurrë me Balen, por do t'i thosha që presionin ndaj tij ta përdorë për ta shtuar besimin dhe sigurinë në vete. Në Madrid presioni është gjë normale. Nuk është vetëm me të, por me të gjithë. Madje edhe Cristiano Ronaldo që ka fituar dy ‘Topa të Artë’ po vërshëllehet atje. Ai duhet ta përdorë këtë vetëm për t'u përmirësuar. Kjo është këshilla ime për Bale”, ka thënë Kaka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat