Ja biseda: Djaloshi me kancer qan gjatë komunikimit me Suarezin! (Video)

Sporti

Ja biseda: Djaloshi me kancer qan gjatë komunikimit me Suarezin! (Video)

Më: 6 maj 2015 Në ora: 13:53

E vështirë, e paimagjinueshme se si emocionohej djaloshi me kancer kur komunikon me futbollistin më të mirë urugujas, Luiz Suarez, ndryshe është anëtar i Barcelonës. Djaloshi e kishte shumë të vështirë në komunikim, sepse siç shihet edhe në video nuk përmbahej nga lotët. Ylli i Barcelonës ishte befasia e këndshme për një djalosh, që për fat të keq është prekur nga kanceri.

Mateos nga Uruguai i thanë se do ta çonin për t’u konsultuar me një mjek specialist nga Spanja, me të cilin do të komunikonte me kamera nëpërmjet kompjuterit. Biseda nisi normalisht, por nga ana tjetër nuk ishte mjeku që u prezantua por vetë idhulli i tij.

Në momentet e para Luis Suarez e mbajti ekranin e kompjuterit të zi si për ta bërë edhe më emocionuese befasinë dhe në çastin që ai shfaqet, djaloshi e ka të vështirë t’i mbajë lotët. "Ti je një luftëtar i vërtet, je i fortë, prandaj vazhdo të luftosh". Me këto fjalë e inkurajoi Suarez tifozin e vogël, duke i premtuar edhe një fanellë të Barcelonës me emrin e tij.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat