Shala: Edhe një hap tjetër i rëndësishëm

Sporti

Shala: Edhe një hap tjetër i rëndësishëm

Më: 6 maj 2015 Në ora: 13:03

Federata e Shenjëtarisë e Kosovës është pranuar në Federatën Ndërkombëtare të Shenjëtarisë. Me rastin e pranimit të FSHF-së, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, uron drejtuesit e Federatës së Shenjëtarisë së Kosovës, dhe gjithë ata që kanë kontribuuar për këtë sukses të jashtëzakonshëm të shenjëtarisë së Kosovës. “Ky është edhe një hap tjetër i rëndësishëm, që ndihmon dhe përshpejton ndërkombëtarizimin, njohjen dhe afirmimin e sportit të Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka theksuar Shala. Ai është zotuar se MKRS-ja do të mbështesë në vazhdimësi sportin e Kosovës në afirmimin e tij në rrafshin ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat