Vashat e Trepçës i pret ndeshje e vështirë në Pejë

Sporti

Vashat e Trepçës i pret ndeshje e vështirë në Pejë

Më: 6 maj 2015 Në ora: 10:57

Ndeshja gjysmëfinale e play-off-it, që pritet të jetë shumë më interesante, është ajo që do të zhvillohet të enjten në orën 20.00 në palestrën “Karagaçi” të Pejës në mes Penzës dhe Trepçës. Vashat e Trepçës i pret sfidë shumë e vështirë ndaj Penzës së fortë.

Kjo e fundit udhëheq me seri 1:0, pasi në takimin e parë të luajtur në Vushtrri e ka mposhtur Penzën me rezultat të ngushtë 58:56. Prishtina sot është mysafire e Bashkimit në ndeshjen e dytë. Takimi do të zhvillohet me fillim nga orën 19.00 në palestrën e sporteve në Prizren.

Prishtinaset ishin më të mira se prizrenaset në duelin e luajtur në fundjavën që e lamë pas në kryeqytet, në të cilin kanë triumfuar me rezultat 80:57. Skuadrat që shënojnë dy fitore radhazi plasohen në finalen e madhe. Prishtina është kampione në fuqi e elitës së basketbollit femëror në vendin tonë, ndërsa është edhe fituese e Ipko Kupës së Kosovës për edicionin 2014/15. Skuadra me dy ndeshje të fituara plasohet në play-off.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat