E pranon se i ka hyrë në hak futbollistit nga Kosova!

Sporti

E pranon se i ka hyrë në hak futbollistit nga Kosova!

Më: 6 maj 2015 Në ora: 10:35

Në derbin e fundit, Partizani-Tirana, trajneri i Partizanit Shpëtim Duro ka qenë shumë i acaruar, madje në fund e kemi parë të dalë edhe jashtë natyrës së tij duke bërë gjeste me tifozët kundërshtarë.
Në pushim të ndeshjes, në dhomat e zhveshjes, trajneri Duro ka pasur një debat me Emiljano Vilën. Mësohet se trajneri i ka komunikuar lojtarit që të mos dalë në pjesën e dytë.

Lojtarit nuk i ka pëlqyer vendimi i Duros dhe ka kërkuar shpjegime, raporton panorama sport. Madje, mësohet se lojtari i është drejtuar edhe drejtorit të përgjithshëm, Starova, për vendimin e trajnerit. Mësohet se përgjigjja e drejtorit ka qenë edhe më e prerë:

“Rri aty e mos u anko se nuk ishe në gjendje në pjesën e parë”. Debati i zhvilluar në pushim të ndeshjes bëri që pas përfundimit të derbit trajneri Duro të shpërthente ndaj Vilës duke thënë se i ka hyrë në hak Astrit Fazliut, futbollist nga Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat