Montolivo përfundon stinorin

Sporti

Montolivo përfundon stinorin

Më: 6 maj 2015 Në ora: 10:30

Mesfushori i Milanit, Ricardo Montolivo ka vazhduar fatin e tij të keq me lëndime.
Kapiteni i kuqezinjve ka pësuar edhe një lëndim tjetër pasi u rikthye në fushë dhe do t’i duhet t’i nënshtrohet një operimi.

Në katër ndeshjet e fundit në kampionatin italiane, Montolivo nuk do të mund t’i ndihmoj Milanit, skuadër e cila ka mbetur pa objektiva pasi nuk ka gjasa për Ligën e Kampionëve dhe zona e Ligës së Evropës është pak e mundshme të arrihet.

Ish-anëtari i Fiorentinës pritet të rikthehet nga lëndimi gjatë muajit korrik, kur do t’i bashkohet skuadrës së Milanit në përgatitjet para sezonale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat