Pep: Kam ardhur në Barcelonë për të fituar

Sporti

Pep: Kam ardhur në Barcelonë për të fituar

Më: 6 maj 2015 Në ora: 10:29

Trajneri i Bayern Munich, Pep Guardiola, thotë se ai ka udhëtuar në Barcelonë për ta fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Guardiola fitoi 14 tituj, përfshirë dy të Ligës së Kampionëve, gjatë katër viteve të arta si trajneri i Blaugranëve. Kjo është hera e parë që ai rikthehet në Camp Nou si kundërshtar.

“Unë nuk jam këtu për t’u nderuar, por jam këtu për të bërë punën time, për të arritur në finale me Bayern Munich”.
“Barcelona ishte pjesa më e rëndësishme e jetës time. Barcelona ishte gjithçka, por unë jam këtu për të fituar”, ka deklaruar Pep.

“Është e pamundshme të luajmë në mënyrë defensive kundër mbrojtjes së Barcelonës. Ne duhet të sulmojmë. Ne duhet të shënojmë në Barcelona”, ka shtuar spanjolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat