Ancelotti: Mund ta përmbysim rezultatin

Sporti

Ancelotti: Mund ta përmbysim rezultatin

Më: 6 maj 2015 Në ora: 09:37

Carlo Ancelotti thotë skuadra e tij dështoi ta aplikojë planin e lojës, por shpreson se ata do t’i përmbysin gjërat në ndeshjen e kthimit.
“Mendoj se ndeshja mund të kishte qenë më e mirë për ne”, ka thënë Acnelotti pas ndeshjes.

“Ne deshëm të kemi kontrollin e ndeshjes, por ishim të pafat. Pranuam gol në kundërsulm dhe nuk jemi të kënaqur me këtë, por me besim ne mund t’i përmbysim gjërat”.

“Mendoj se na mungoi ca durimi. Ne nuk filluam mirë dhe kjo na kushtoi me gol. Ne më vonë u përmirësuam, por jo mjaftueshëm”.

“Nuk ishte vetëm Ramos. Askush nuk bëri pasime të sakta. Nëse luajmë mirë në ndeshjen e kthimit, kemi një shans. Nëse e humbim topin, Juve është i rrezikshëm në kundërsulme”, ka shtuar italiani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat