Pacquiao mbajti të fshehur dëmtimin, rrezikon 4 vite burg

Sporti

Pacquiao mbajti të fshehur dëmtimin, rrezikon 4 vite burg

Më: 5 maj 2015 Në ora: 21:14

Sikur të mos mjaftonte humbja me amerikanin Floyd Maywerather, boksieri filipinas Manny Pacquiao rrezikon të përfundojë në burg për dëshmi të rreme.

Para “duelit të shekullit”, Pacquiao ka mbajtur të fshehur një lëndim që kishte pësuar një muaj më parë në gjoks.

Sipas rregullores së boksit, boksierët duhet të deklarojnë dëmtimet e tyre para ndeshjeve për shkak të rrezikshmërisë së lartë për jetën. Pasi vlerësohet lloji dhe shkalla e dëmtimit, pastaj vendoset nëse ai duhet apo jo të dalë në ring.

Por, 36-vjeçari e ka injoruar rregulloren vetëm për të luajtur në atë që mediat ndërkombëtare e quajtën “dueli i shekullit”.

Ai nuk do të ngjitet në ring për një vit pasi do të operohet në gjoks dhe shkak është bërë dueli me boksierin amerikan.

Ai mund të dënohet deri në katër vite burg sepse në pyetësorin e plotësuar para ndeshjes kishte deklaruar se nuk vuan nga asnjë dëmtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat