Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola e ka pranuar se skuadra e tij e ka të pamundur ta ndalë yllin e Barcelonës, Lionel Messin.
Guardiola ka paralajmëruar lojtarët e tij se do ta kenë të pamundur të ndalin Messin, nëseai është në disponim të mirë.
“Nëse Messi është në top-formë, asnjë mbrojtës nuk mund ta ndalë atë”, tha Guardiola në konferencë për shtyp.
“Nuk ekziston asnjë sistem për ta ndalur Messin. Ai është shumë i mirë”.
“Ju vetëm duhet të tentoni ta limitoni atë në një mënyrë tjetër – duke mos lejuar që topi të shkoj te ai, por edhe atëherë, ju nuk mund ta ndalni atë”, përfundoi Guardiola.