​Chelsea pas titullit e “blindon” Mourinhon

Sporti

​Chelsea pas titullit e “blindon” Mourinhon

Më: 5 maj 2015 Në ora: 19:28

Chelsea e ka siguruar titullin e kampiones në Premier League dhe për këtë meritor po vlerësohet trajneri Jose Mourinho. Portugezi në 35 ndeshje deri tash m Chelsean ka regjistruar plotë 25 fitore, 8 barazime dhe 2 humbje.

Pas këtij suksesi drejtuesit e Chelseat po përgatiten që ta shpërblejnë trajnerin portugez më kontratë të re. Ende nuk ka asgjë zyrtare, por pritet që Mourinho të zgjatë edhe për dy vjet të tjera dhe të mbetet në skuadrën e Chelseat deri në vitin 2019.

Jose Mourinho njihet si një nga trajnerët më të mirë në botë. Ai e ka drejtuar edhe Porton, Interin dhe Real Madridin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat